Japonia do të reduktojë importin e naftës iraniane
Tokio, 22 mars - Qeveria japoneze dëshiron që importuesit e naftës iraniane në vend të reduktojnë blerjet nga 10-20% në krahasim me vitin e kaluar, tha Kreu i Shoqatës së Hidrokarbureve të Japonisë Akihiko Tembo.
Ai tha gjithashtu se kompania e naftës Idemitsu Kosan Co, e cila kryesohet prej tij, do të fillojë të shkurtojë importet nga Irani që në muajin prill.
Vitin e kaluar Japonia u rendit në vendin e tretë përkatësisht vëllimeve të blerjes së naftës iraniane pas BE-së dhe Kinës.