09 Janar 2025

Japonia dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për tregtinë

Tokio, 8 prill - Japonia dhe Australia kanë rënë dakord për një marrëveshje tregtie, e cila do të përmbajë tarifa të ulëta importi për produktet kryesore.

Marrëveshja u arrit pas 7 viteve të negociatave mes 2 vendeve dhe pritet të nënshkruhet në fund të vitit, kur kryeministri i Japonisë të vizitojë Australinë.

Tony Abbott kryeministri i Australisë, i cili ndodhet në një vizitë në Japoni, e cilësojë historike marrëveshjen mes 2 vendeve.

“Kjo është hera e parë që Japonia ka negociuar me sukses një marrëveshje për partneritet ekonomik me një ekonomi të madhe, veçanërisht me një ekonomi me një sektor të fortë bujqësor”, tha Abbott.

Pakti mes 2 vendeve vjen në një moment që zyrtarët janë duke u përpjekur për të nxitur një tregti të lirë mes 12 vendeve të Paqësorit dhe SHBA-ve.

Negociatat ndërmjet përfaqësuesve të kombeve të ndryshme, ku përfshihet edhe Australia dhe Japonia,  kaluan një pengesë gjatë këtij viti.

Tarifat e importit të mallrave mes Japonisë dhe Australisë ishte një nga çështjet ku kishin ngecur negociatat. 

Presidenti amerikan Barack Obama ka në plan të bëjë një vizitë në rajon, për të diskutuar lidhur me këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)