21 Prill 2025

Japonia, defiçit për të tetin muaj rresht

Tokio, 21 mars - Japonia ka regjistruar defiçit tregtar për të tetin muaj rresht, duke nënvizuar sfidën e qeverisë së re përballë situatës ekonomike të vendit.

Eksportet regjistruan rënie në muajin shkurt, ndërsa importet u ngritën duke çuar në një defiçit prej 8.1 miliardë dollarë për muajin e dytë të vitit.

Eksportet japoneze, që janë the elementi kyç për rritjen ekonomike të vendit aziatik, kanë pësuar rënie në shtatë nga tetë muajt e fundit.

Analistët deklarojnë se sektori në fjalë është përballur me shumë sfida dhe rënia e jenit vendas nuk ka shanse për të siguruar një përmirësim.

Sipas Ministrisë së Financave, eksportet ranë në 2.9 për qind në shkurt, ndërsa importet u rritën në 11.9 për qind. Jeni është dobësuar me rreth 20 për qind kundrejt dollarit amerikan që prej nëntorit, gjë që i bën mallrat japoneze më të përballueshme për blerësit e huaj.

Por analistët thonë se shumë nga produktet kryesore të eksportit japonez kanë regjistruar një rënie të kërkesës përtej detit në vitet e fundit dhe për rrjedhojë dërgesat nga Japonia nuk janë rritur.

Në të njëjtën kohë, ata thonë se kërkesa për mallra japoneze ka rënë në tregjet kryesore, si në Bashkimin Evropian dhe në Kinë dhe se dobësimi i jenit japonez ka pak gjasa që të ndikojë në përmirësimin e situatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)