Japoni, rekord i defiçitit tregtar
Tokio, 8 mars - Japonia ka raportuar një defiçit rekord të shkaktuar nga rritja e importeve të energjisë, ndërkohë që rimëkëmbja e ekonomisë së vendit mbetet e brishtë.
Humbja ka qenë 437 miliardë jen, ose 5.4 miliardë dollarë në janar, ka bërë të ditur Ministria e Financave.
Humbja në fjalë është një tregues i fitimeve që siguron Japonia përmes tregtisë ndërkombëtare dhe investimeve përtej detit.
Gjithashtu, shifrat e rishikuara tregojnë se ekonomia u kontraktua më pak nga sa ishte tkurrur në fund të vitit 2011.
Në baza vjetore, ekonomia u tkurr me 0.7 për qind në tre muajt e fundit të vitit që lamë pas, tregojnë të dhënat zyrtare, shumë më pak nga tkurrja e mëparshme që ishte 2.3 për qind.
Jeni u shkëmbye me 81.26 dollarë amerikanë, teksa defiçiti tregtar rriti frikën nëse Japonia do të jetë në gjendje të menaxhojë këtë borxh të madh publik.