Japoni, paratë elektronike pushtojnë tregun
Tokio, 23 shtator - Përdorimi i parasë elektronike po përhapet me ritme të shpejta në metropolet japoneze, ku po përdoret gjithnjë e më shumë në vend të parave kesh.
Në vitin 2010 kartat dixhitale dhe celularët e brezit të ri janë përdorur rregullisht në këtë drejtim nga 30 % e banorëve.
Një studim i kryer së fundmi nga instituti \"Hakuhodo\", që ka përfshirë Tokion dhe Kansain, tregon se tregtia elektronike ka kaluar metodat tradicionale të pazarit në distancë.