29 Dhjetor 2024

Italianët shkurtojnë shpenzimet në rroba e udhëtime

Romë, 20 janar - Italianët përfundojnë duke shkurtuar shpenzimet për shkak të krizës. 

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, Ansa, gati tre në katër italianë janë të gatshëm të shkurtojnë (74% e të intervistuarve) rinovimin e garderobës.

Në vend të dytë të shkurtimeve vijnë argëtimet, qejfet për të cilat 72% janë gati t’u thonë lamtumirë dhe në vend të tretë vijojnë blerjet teknologjike, të cilat janë gati t’i reduktojnë 71% e qytetarëve.

Këtë e bën të ditur një studim i Coldiretti mbi impaktin e rënies ekonomike në 2013 në shpenzimet e qytetarëve në bazë të një anketimi të Deloitte.

Efektet po ndihen edhe në sektorë të tjerë – nënvizon Coldiretti – duke filluar nga turizmi, ku janë gati të heqin dorë 66% të italianëve, të cilët shprehen të gatshëm të reduktojnë apo të mos shkojnë me pushime, ndërsa 51% shprehen të gatshëm të reduktojnë diçka në tavolinën e ngrënies apo për shëndetin.

\'\'Bëhet fjalë për një rezultat – saktëson Coldiretti – frut i pritshmërive negative mbi ecurinë e fuqisë blerëse në 2013 për të cilën 48% e konsumatorëve italianë konsiderohen të shqetësuar dhe mbartin një vizion negativ (përkundrejt 34% të mesatares europiane), ndërsa vetëm 8% mendon se aftësitë blerëse do të përmirësohen (përkundrejt 19% të mesatares europiane)\'\'.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)