Italianët shfaqin interes për të investuar në Shqipëri
Romë, 18 qershor - Sipërmarrësit italianë kanë shfaqur interes në rritje për të investuar në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe infrastrukturës në Shqipëri.
Dhoma italiane e Tregtisë në Tiranë në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Italisë, organizuan një konferencë për vendosjen e bashkëpunimit dhe prezantim e mundësive më të mira në këta sektorë.
Konferenca nënvizoi nevojën për vendosjen e një bashkëpunimi të ri, në interesin e përbashkët të të dy vendeve.
Italia ka shfaqur interes për mbështetjen e projektit \"Alamein Shqipëria\", që parashikon të promovojë bashkëpunimin tregtar, industrial dhe teknologjik në sektorët e mjedisit, energjisë dhe infrastrukturës ndërmjet ndërmarrjeve shqiptare dhe italiane.