26 Dhjetor 2024

Italianët e interesuar për investime në Kosovë

Prishtinë, 31 maj - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka pritur një delegacion me biznesmenë nga Italia, të cilët i ka informuar me zhvillimet ekonomike në vend dhe reformat e ndërmarra nga Qeveria për përmirësimin e mjedisit biznesor.

Ministri Beqaj para investitorëve italianë është shprehur se Italia është një partner i natyrshëm i Republikës së Kosovës, e veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik.

“Kosova qëndron në pozitë të avancuar sa i përket legjislacionit në fushën e investimeve krahasuar me vendet rajonit”, ka thënë Beqaj, ndërsa ka shpalosur projektet aktuale të cilat janë në zhvillim e sipër.

Nga ana tyre investitorët italianë kanë shfaqur interesin e tyre për investime në  burimet e ripërtërishme të energjisë, miniera dhe industrinë ushqimore me ç’rast ministri u ka shpjeguar procedurat e investimeve në këto fusha.

“Kosova ka një pozitë të favorshme në aspektin gjeografik dhe së fundi ka shënuar zhvillim në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës fizike, e cila është parakusht për fuqizimin e sektorit privat në vend”, ka thënë ministri Beqaj.

Kreu i MZHE-së po ashtu i ka informuar afaristët italianë për mundësitë e mira për investime në sektorët e minierave dhe turizmit.

Ndryshe, takimi është organizuar me iniciativën e Odës  Ekonomike Italo-kosovare


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)