27 Dhjetor 2024

Italia partneri kryesor i Shqipërisë përsa i përket eksporteve

Tiranë, 19 qershor - Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë përsa i përket eksporteve. Sipas statistikave zyrtare, vëllimi arrin në 53 për qind të eksporteve.

Ndërsa Turqia ka spostuar Greqinë, duke u bërë vendi i dytë ku eksportohen 7.5 për qind e produkteve shqiptare, njofton televizioni i Tiranës, \"abcnews\".

Sipas përfaqësuesve nga zyrat e politikave tregtare në Ministrinë e Ekonomisë, dy vitet e fundit, riorientimi i vendeve të eksportit ka ndryshuar. Greqia ka qenë vendi tradicional i dyti i eksportit, kurse tashmë nuk është kështu.

Vendin e parë të eksporteve e zënë tekstilet dhe veshjet e këmbëve. Produktet e dyta renditen hidrokarburet me 27 për qind dhe pastaj materialet e ndërtimit me 13.5 për qind.

Niveli i eksporteve me vendet e Bashkimit Europian zë 72 për qind dhe ai me vendet e CEFTA-s, me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjet e tregtisë së lirë, është 12.5 për qind.

Për vitin 2011 eksportet e mallrave drejt BE-së kanë arritur në 1018.5 milionë Euro, me një rritje prej 26 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)