27 Dhjetor 2024

Italia nuk ka nevojë për ndihmë, po qetësi në tregje

Romë, 13 gusht - Italia nuk ka nevojë për ndihmë nga fondet evropiane të shtpëtimit ekonomik, \"e vetmja gjë e nevojshme dhe frytdhënëse do të ishte pak qetësi dhe shtendosje nervash në tregje\", deklaroi ministri italian i Ekonomisë, Vitorio Grili, gjatë një interviste për të përditshmen e mirënjohur italiane, \'\'La Repubblica\'\'.

\"Jemi të bindur se instrumentet dhe mekanizmat e parashikuara nga Banka Qendrore Evropiane kur të jenë operative, do të mund të lehtësojnë dukshëm tensionet me mospërputhjet dhe diferencat, kryesisht distancat mes normave të interesit të obligacioneve italiane dhe atyre gjermane\'\', u shpreh kreu i financave italiane.

\"Pra ajo për çka kemi nevojë në këto momente janë kushtet për normalizimin e tregjeve që do të mundësonin një rimëkëmbje rendore të përcaktuar për emetimet e obligacioneve tona me afat, kjo është e gjitha\", theksoi Grili.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)