Italia nder partnerët kryesor të Kosovëz në biznes
Prishtinë, 4 maj - Sekretari i përgjithshëm i Odes Ekonomike te Kosovës, Berat Rukiqi vlerësoi se Italia është nder partneret kryesor te këmbimit te jashtme te Kosovës.
Këto komente Rukiqi i beri gjate takimit te Forumit Ekonomik Itali Kosove,ne te cilin morën pjese ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala dhe zv. Ministri i zhvillimit ekonomik te Italisë, Adolfo Urso, ministri i tregtisë dhe industrisë se Kosovës, Lutfi Zharku , Masimo Mamberti, drejtor i përgjithshëm i Institutit Nacional për Tregti te Jashtme te Italisë, Lusia Todini, zv presidente e Federatës se Industrisë Evropiane te Ndërtimtarisë.
OEK është asociacioni kryesor i biznesit ne Kosove e themeluar me ligjin mbi OEK dhe prezanton interesin e mbi 15 mijë anëtarëve, te ndare ne 12 shoqata sektoriale dhe me një shtrirje ne tere territorin e Kosovës. Fokusi kryesor i OEK është përfaqësimi I denje I biznesit jo vetëm i kompanive kosovare mirëpo edhe kompanive te huaja qe kane prezencë ne Kosove apo qe aspirojnë me pas prezencë ne Kosove, tha me këtë rast Rukiqi.
Ai vlerësoi se Italia është një nga partneret kryesor ne zhvillimin ekonomik te Kosovës.
\"Importet nga Italia ne Kosove kapin vlerën 86 milion euro ndërsa eksporti i Kosovës ne Itali është 48 milion. Kjo nuk duket vlere e madhe por duke e pas parasysh vlerën e vogël qe kane eksportet e Kosovës ne përgjithësi kjo është mjaft inkurajuese.
Sipas Rukiqit këmbimi tregtar i Kosovës me Italinë, posaçërisht eksporti ne këtë vend merr pjese me 17 për qind ne eksportin e tërësishëm te vendit.
Kjo tregon se mes Italisë dhe Kosovës është një aktivitet intensiv tregtar dhe sektorët me jetik te ekonomisë se Kosovës janë, te themi ne bashkëpunim te ngushtë me pjesën Italiane. Behet fjale për sektorin e eksportit te pemëve dhe perimeve,ndërtimtarisë dhe përpunimit te ushqimit
Sekretari i përgjithshëm i Odes theksoi se nga regjistri i kompanive nga Italia qe marrin pjese na takimin e sotëm mund te përfundohet se po këta sektor janë te interesuar te vazhdojnë prezencën e tyre dhe te rritin bashkëpunimit ekonomik me Kosovën.
Ne I ftojmë edhe kompanitë italiane dhe ato kosovare qe janë prezentë këtu sot qe ti shikojnë mundësitë e bashkëpunimit e avancuar ne mes veti dhe qe ky bashkëpunim te mos mbetet ne nivelin tregtar te importit dhe te eksportit mirëpo te shikohen mundësitë e partneritetit te përbashkët, sidomos nga projektet qe u prezantuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave dhe nga ato qe prezantoi APIK u, tha Rukiqi.
Pas takimit plenar përfaqësuesit e kompanive kosovare dhe atyre italiane mbajtën takime ballë për ballë dhe biseduan për thellimin e bashkëpunimit te ndërsjellë.