Italia hap dyert për prodhimet Made in Kosova
Venezia, 8 nëntor - Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve po merr pjesë në vizita të ndryshme me ftesë të Bizneseve dhe qeverive lokale të regjionit të Venecias.
Këtu u prit nga Renato Celotto- President i Btime Group, Nicola Fragomeni, Kryetar i bashkisë Santa Maria di Sala, Venezia dhe Luigi Ardizzoni- Drejtori i Qendrës Tregtare TOM.
Në këtë rast Kryetari Nicola Fragomeni, Santa Maria di Sala-Venezia tha se Italia është vend i madhë për bashkëpunim në mes bizneseve të Evropës dhe Ballkanit dhe ky moment është i rendësisë së veçant sepse për herë të parë po marrin pjesë shumë delegacione të institucioneve lokale dhe qendrore e me theks të veçant ato biznesore ku kam kenaqësin ta përshendesim Delegacionin e Kosovës të kryesuar nga Agim Shahini, Kryetar dhe përfaqësues i Dhombës Kombetare Tregtare për shumë vende të Ballkanit e që është mundësi e madhe për të hapë tregje të reja për bizneset italianë në këtë regjion.
Santa Maria di Sala si regjion ka më shume se 750 bizneseve të mëdha të industrisë së ndryshme që këkrojnë bashkëpunim me shumë vende të ndryshme të Evropës Ballkanit dhe botës së tretë.
Ndërsa Renato Celotto, president i Bitme Group tha se hapja e kësaj Qendre Tregtare Tommasini është derë e hapur për të gjitha bizneset dhe brendet ndërkombëtare dhe kjo neve na bën që të jemi lider në tregjet nderkombetare, prandaj ftojmë të gjitha bizneset e Ballkanit që te vijnë këtu për mundësin e bashkëpunimit me ne dhe të shkëmbimit të produkteve dhe përvojave të mira që kemi si biznes ndërkombëtar.
Agim Shahini, Kryetar i AKB-së tha Italia është një nga partnerët më të mëdhenjë të Evropës për Kosëven dhe kontributi i juaj vlerësohet lartë si nga qyetarët, bizneset por edhe institucionet e shtetit të Kosovës për gjithë atë që keni bërë dje dhe sot për rimëkembjen e ekonomisë dhe shtetit të Kosovës.
Prandaj hapja e kesaj Qendre të madhe tregtare është edhe një mundësi e re që te gjitha bizneset e regjionit të Ballkanit të vijnë këtu dhe të kërkojn hapsirë për të shitur produktetet e veta në këtë qendër të madhe tregatre e posaçerisht kjo eshte mundësi e madhe për prodhuesit e Kosovës që të plasojnë produktet Made in Koosva në mes të Evropës.
Kryetari Shahini i ftoj të gjitha bizneset që ishin të pranishëm që të vijnë të vizitojn Kosovën dhe për se afërmi të shohin ndryshimet dhe reformat e politikave ekonomike në shtetin me të ri në Evropë se si kemi përparuar duke bërë hapa konkret dhe duke krijuar një klimë të favorshme për investime në Kosovë si i vetmi vend më atraktiv në Ballkan.
Luigi Ardizzoni- Drejtori i Qendrës Tregtare TOM falendron z. Agim Shahini, Kryetarin e AKB-se dhe z Renato Celotto, president i Bitme Group Renatoo nga Btime me Group për këtë organizim i cili është rritë imazhin dhe mundësin për bashkëpunim Itali- Kosovë.