Italia e para për tregti me Shqipërinë
Tiranë, Romë, 3 korrik - Italia vazhdon të mbetet partneri kryesor i Shqipërisë në tregtinë e jashtme. Sipas Institutit të Statistikave, vëllimi i tregtisë së jashtme më Italinë çdo muaj është duke u rritur. Gjatë muajit maj të këtij viti, eksporti më Italinë zuri 60.0 për qind dhe importi më 27.5 për qind.
Greqia është një tjetër partner i rëndësishëm i Shqipërisë. Gjatë muajit maj shkëmbimet tregtare më shtetin helen, kanë qenë në rritje, eksporti zuri 5.1 për qind dhe importi 9.8 për qind.
Partner të tjerë tregtar me të cilët është rritur tregtuar, janë edhe Austria, Kosova dhe Turqia, ndërsa importi është rritur edhe me Austrinë, Gjermaninë, Maqedoninë, Spanjën dhe Turqinë.