Italia do të vijojë të rritë eksportet e veta në Kinë
Pekin, 31 maj - Kryetari i Shoqatës për Promovimin jashtë Vendit dhe Ndërkombëtarizimin e Sipërmarrjeve Italiane Rikardo Monti u shpreh ditët e fundit në Pekin se Kina është një treg i rëndësishëm i eksporteve italiane dhe Italia do të rritë më tej eksportin në Kinë.
Monti bëri të ditur se vjet vëllimi i përgjithshëm i eksporteve italiane në Kinë u rrit me 7 % në krahasim me vitin 2011, duke ia kaluar vlerës së mallrave të eksportuara nga Italia në Gjermani dhe Francë. Rritje më të madhe ka pasur në eksportin e makinerive, të veshjeve etj.
Kreu i Shoqatës për Promovimin jashtë Vendit të Sipërmarrjeve Italiane u shpreh gjithashtu se, në procesin e urbanizimit të shpejtë në Kinë, objektivi tjetër i biznesit italian është mbulimi me eksporte i 20 qyteteve kineze.