Itali, protesta kundër rritjes së çmimit të karburantit
Romë, 7 qershor - Qytetarët italianë kanë protestuar sot në shumë qytete të Italisë kundër rritjes së madhe të çmimit të karburantit në këtë vend.
Protestuesit shprehën kundërshtimin për programin e kursimit ekonomik të qeverisë së kryeministrit Mario Monti dhe e akuzuan qeverinë se përpiqet që pasojat e krizës ti vuajnë shtresat e varfëra dhe me të ardhura të pakta, në një kohë që shkaktarë të krizës janë bankierët dhe kapitalistët e mëdhenj.
Qendra italiane e automobilistëve (ACI) bëri thirrje për protesta kundër rritjes së madhe të çmimit të karburantit dhe me anë të një deklarate theksoi:Automobilistët italianë janë pengje të krizës ekonomike në Itali.