Irani ndërpret shitjen e naftës për kompaninë angleze Shell
Teheran, 20 prill - Ministri i naftës i RII deklaroi se Irani ka ndërprerë shitjen e naftës bruto kompanisë anglo-holandeze Shell. Rustem Kasemi, ministër i naftës i RII tha se kompania Shell i detyrohet 1 miliard $ Iranit.
Para vendosjes së sanksioneve kundër naftës së Iranit, kompania Shell blinte mesatarisht 200 mijë fuçi naftë në ditë nga Irani.