Irani kushtëzon shitjen e naftës për vendet perëndimore
Teheran, 22 shkurt - Presidenti i kompanisë së naftës Nioc, Ahmad Ghalebani duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë përgjigje ka Irani ndaj kërkesës sekrete të Greqisë për shtijën e naftës së papërpunuar këtij vendi, ka thënë se kohëve të fundit jo që janë zvogëluar kërkesat për blerjen e naftës, por vetëm sa janë shtuar ato.
Ai gjithashtu tha se ne kompanive të disa shteteve evropiane i kemi thënë se të nënshkruajnë kontratat 2-5 vjeçare për blerjen e naftës së Iranit, përndryshe ne do të pezullojmë këto kontrata.
Irani ka vendosur tashmë të ndërpresë shitjen e naftës për kompanitë franceze dhe britanike, ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Naftës, Alireza Nikzad.
Shitja e naftës për kompanitë britanike dhe ato franceze është ndërprerë. Pas vendimit zyrtar të njoftuar nga Ministria e Jashtme, Ministria e Naftës ka pezulluar operacionet, ka deklaruar zëdhënësi.
Vendi i dytë i OPEC, Irani prodhon 3.5 milionë fuçi nafte në ditë dhe eksporton 2.5 milionë prej tyre. Rreth 20 për qind e lëndës së parë u shitet vendeve të BE, rreth 600 mijë fuçi nafte në ditë, në veçanti Italisë, Spanjës dhe Greqisë, ndërsa 70 për qind shitet në Azi.
Të mërkurën e kaluar autoritetet e Teheranit njoftuan një reduktim të eksporteve të naftës për gjashtë vende të Bashkimit Evropian, pas sanksioneve të Unionit për shkak të çështjes bërthamore iraniane.