21 Prill 2025

Irani investon 25 miliardë dollarë në sektorin e naftës dhe gazit

Teheran, 7 janar - Ministri iranian i naftës ka deklaruar se Irani do të bëjë mbi 25 miliardë dollarë investime në sektorin e naftës dhe industrinë e gazit.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars News, ministri iranian i naftës Rustem Kasemi në konferencën e pestë, dyditore për zhvillimin e sistemit financiar në Iran ka filluar në Teheran, ka deklaruar se RII ka në plan rritjen e kapacitetit të investimeve ne sektorin e naftës dhe gazit.

Në këtë konferencë po marrin pjesë funksionarë të lartë institucioneve monetare, financiare dhe industriale të Iranit.

Bëhet e ditur se paraqitja e programeve dhe politikave të qeverisë dhe vendimmarrjeve drejt zhvillimit të sistemit financiar në formë të kumtesave, bartja e përvojave të kompanive dhe institucioneve të brendshëm dhe të disa kompanive tjera ndërkombëtare me kredibilitet në fushën e ofrimit të modeleve dhe metodave për sigurimin financiar, organizimin e tryezave profesionale dhe seminareve trajnuese; janë objektivet e kësaj konference.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)