Irani eliminon dollarin në shkëmbimet tregtare

Teheran, 22 shtator - Ministri iranian i ekonomisë dhe i financave njoftoi eliminimin e dollarit në shkëmbimet tregtare me disa vende të botës.
Said Shamsedin Huseini, lidhur me heqjen e dollarit nga shkëmbimet tregtare të Iranit me disa vende të botës tha se tregtia në bazë të monedhës vendase duhet të trajtohet si çështje për tu diskutuar në takimet e ardhshme të grupit NAM.
Kjo çështje është duke u ndjekur me seriozitet të madh nga shumë vende të pavarura të botës ndër ta edhe nga Irani.
Janë të shumta ato vende që në vend të dollarit, shkëmbimet e tyre tregtare i bëjnë me anë të monedhës kombetare dhe me anë të shkëmbimit të mallrave, shtoi ndër të tjera ministri iranian i financave dhe i ekonomisë.