Irani e rriti papritur eksportin e naftës
Teheran, 1 shkurt - Në biznes qarqet e bursës së naftës në Londër deklaruan të enjten se në dhjetor të vitit të kaluar ka pasur një rritje të papritur të eksportit të naftës nga Irani, e cila arriti deri në 1.4 milionë fuçi në ditë.
Asnjëherë eksporti i \"arit të zi\" nga ky vend anëtar i OPEC-ut nuk ka arritur nivele të tilla kaq të larta që nga koha e vendosjes së embargos prej Bashkimit Europian në korrik të vitit 2012 mbi importin e naftës dhe produkteve të naftës nga Irani.