01 Qershor 2024

Irani do të shtojë eksportin e naftës

Teheran, 28 qershor - Zëvëndësministri i naftës i RII deklaroi se Irani ka programuar rritjen e prodhimit dhe të eksportimit të naftës.

Ahmed Kalebani deklaroi se Irani ka programuar që deri në vitin 2015 të rrisë me 28 % prodhimin e naftës dhe të prodhojë 5, 122 milionë fuçi naftë në ditë.

Ai shtoi se eksporti i naftës së Iranit nga 2,28 milionë fuçi në ditë që është aktualisht do të rritet në 3 milionë fuçi naftë në ditë.

Zv/ministri i naftës i RII tha se rezervat e vërtetuara të naftës në Iran janë mbi 155 miliard fuçi, ndërsa rezervat e gazit janë 1,33 trilion metër kub.

Kalebani tha se në vitin 2011, Irani prodhoi 644 milion metër kub gaz, ndërsa në vitin 2012 do të prodhojë 777 milionë metër kub gaz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)