Iran, vlera reale e naftës kalon 150 dollarë për fuçi

Teheran, 17 shtator - Ministri iranian i naftës ka deklaruar se vlera reale e naftës kalon 150 dollarë për fuçi.
Rostam Ghasemi duke theksuar se ekziston mundësia e shtimit të çmimit të naftës ka thënë: \"Në dimër, gjithmonë çmimi i naftës pëson rritje dhe këtë vit gjithashtu është e natyrshme që çmimi i naftës të rritet\".
Një nga arsyet e tjera për shtimin e çmimit të naftës, ministri iranin bëri të ditur uljen e prodhimit me 17 % të naftës së Detit të Veriut për arsye teknike.
Gjatë paraqitjes së politikave nga Rezervat Federale të SHBA, mundësisë së shtimit të kërkesave për konsumimin e lëndëve djegëse si dhe shqetësimet në lidhje me përhapjen e destabilitetit në LM dhe veri të Afrikës, cmimi i naftës në tregjet botërore ka arritur vlerën më të lartë gjatë 4 muajve të kaluar.