Iraku hapu një terminal të ri nafte në Gjirin Persik
Bagdat, 14 shkurt - Iraku ka hapur në Gjirin Persik një terminal të ri për eksportin e naftës.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në qytetin e Basrës, kryeministri i Irakut, Nuri Al Maliki, bëri përurimin e terminalit.
Me vënien në punë të terminalit të ri sasia e naftës që eksportohet në ditë nga jugu i Irakut nga 1 milionë e 700 mijë fuçi që është aktualisht duke filluar nga muaji i ardhshëm do të rritet me 200 mijë fuçi të tjera.
Iraku 95% të të ardhurave i siguron nga eksporti i naftës. Deri në dhjetorin e kaluar Iraku ka eksportuar 66 milionë e 500 mijë fuçi nafte.
Prodhimi ditor i naftës momentalisht në Irak është rreth 2 milionë e 600 mijë fuçi. Kurse në zonat e kontrolluara nga qeveria qendrore e Bagdadit ka 143 miliardë fuçi rezerva nafte.
Në vitin 2010 Iraku lidhi disa marrëveshje me kompani të huaja hidrokarburesh për zhvillimin e shtresave naftëmbajtëse në vend dhe synon që brenda 6 vjetëve ta rrisë në 11 milionë fuçi prodhimin ditor të naftës.