Investorët shpresojnë në BQE-në për eleminimin e krizës
Romë, 23 gusht - Sipas gazetës italiane "La Repubblica" bursat kryesore europiane kanë parë një rritje modeste.
Investorët i "kanë sytë" nga BQE-ja, duke shpresuar se do të marrë masat konkrete për të trajtuar krizën e borxheve.
Ministria greke e Financave ka njoftuar se nën kushtet aktuale, Greqia ka vendosur të reduktojë më tej shpenzimet qeveritare.
Ndërsa, Agjencia e vlerësimit financiar "Moody" ka parashikuar në një raport se vendet e tjera me probleme financiare si Spanja, Portugalia dhe Italia mund të dalin nga kriza e tanishme para vitit 2013.