25 Dhjetor 2024

Investorët largohen nga Rusia për shkak të sanksioneve amerikane

Moskë, 27 dhjetor - Shumë investitorë të jashtëm duket se po i shfrytëzojnë ditët e fundit të vitit 2017 për t’i tërhequr të hollat nga Rusia për shkak të shqetësimeve për mundësinë e sanksioneve të reja kundër oligarkëve rusë dhe korporatave shtetërore, që janë të afërta me Kremlinin, kanë raportuar mediat gjatë ditës së djeshme.

Lëvizja jashtë Rusisë duket se është kthim i rritjes së investimeve të jshtme, që kanë ndodhur në fillim të vitit 2017, kur investitorët kishin parashikuar zbutje në raportet Shtetet e Bashkuara – Rusia, nën administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, ka raportuar e përditshmja biznesore ruse, Kommersant.

Sipas kësaj gazete, Bank of America Merrill Lynch, kompania kryesore në Wall Street, pret që Rusia të përjetojë një rënie të përgjithshme prej afro një miliard dollarësh këtë vit, në investimet e jashtme si pasojë e largimit të fundvitit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)