Investitori Italian prezanton peripetit me institucionet vendore
Prishtinë, 1 qershor - Investitori Italian Roberto Migotto mban konferencën për medie ku do të paraqes peripetit e tija me institucionet vendore në realizimin e të drejtave pronësore pas procesit të privatizimit të ish NBI-së në Suharekë, tani e njohur me emrin New Co Agro Kosova Holdingshpk.
Roberto Migoto si bashkëpronar në Ndërmarrjen Agrokosova Holding shpk së bashku me partnerin e tij Grupo Vinicolo Fantinel, kanë privatizuar ish NBI në Suharekë sipas procesit të privarizimit të ashtuquajtur me SPIN OFF Special.
Këta dy partner bashkarisht kanë marrë për obligim kryerjen e investimeve në vlerën prej 8.6 milion euro, si dhe punësimin e një numri të caktuar të punëtorëve që kapin shifrën rreth 7 mijë pagave.
Pasiqë partneri Fantinel me vullnetin e tij nuk realizoji asnjë euro investim, investor Roberti Migoto përmes kompanisë së tij QMI shpk i realizoj ato investime sipas marrëveshjes së zotimit.
Vlen të theskohet se për 8 vite pratneri Fantinel me vullnetin e tij nuk ka marrë pjesë fare në jetën ekonomike dhe as profesionale të ndërmarrjes.
Dhe vetëm në fazën përfundimtare pas 8 vitesh, partneri Fantinel duke i shfrytëzuar dokumentacionet e kundërligjshme dhe strukturat institucionale dhe parapolitike në Kosovë, ka arritur që në mënyrë të dhunshme ta largojë partnerin MIGOTTO nga ndërmarrja e tij.