25 Dhjetor 2024

Investitorët turq të interesuar të investojnë në Kosovë

Prishtinë, 7 shkurt - Zëvëndësministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, priti në takim drejtorin ekzekutiv të Odës Tregtare Kosovare-Turke, Arben Fetahu.

Z.Fetahu shprehu interesimin e investitorëve potencialë strategjikë turq për të investuar në Kosovë, përkatësisht në sektorin e minierave dhe në dikastere të tjera të industrisë. Ai theksoi se Oda Tregtare Kosovare-Turke është urë lidhëse mes investitorëve turq dhe Kosovës.

Në anën tjetër, zëvendësministri Daci e njoftoi kryetarin Fetahu për lehtësitë që po i bën Qeveria e Kosovës, e në këtë kuadër edhe MDIS-i për investitorët e mundshëm strategjikë.

Në këtë takim u bisedua edhe për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy vendeve mike, si dhe për lehtësira të tjera në të bërit biznes.

 


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)