Investitorët spanjoll këkrojnë treg në Kosovë
Prishtinë, 6 nëntor - Me ftesë të Aleancën Kosovare të Bizneseve, një delagacion prej pesëmbëdhjetë bizneseve nga Spanja, po qëndron në një vizitë tre ditëshe në Kosovë, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit e gjetjes së formave për rritje të investimeve nga ky vend.
Bizneset spanjolle kanë vizituar AKB-në, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini, i cili informoi delegacionin e bizneseve spanjolle lidhur me infrastrukutrën ligore dhe atë fizike si më të avancuarat në Ballkanin perëndimor, duke tentuar ti josh edhe në aspektin ekonomik dhe atë politik për të lëvizur këto dy vende drejt një bashkëpunimi bilateral në të gjtha fushat duke përfshirë edhe diplomacinë ekonomike.
Spanja është një vend me potencial të madh, kurse Kosova është një vend strategjik për Bakllkanin perëndimor, sepse autostradat e ndërtuara së fundi e bëjnë që Kosova të ketë qasje në të gjitha korridoret rrugore për një kohë më të shkurtër e me të lirë për të arritur mallrat në destinacionin e duhur.
“Pavarësisht ngërqit politik ndërmjet dy vendeve tona, ne duhet që ato t‘i përmirësojmë raportet me bashkëpunim ekonomik, duke bindur edhe Madridin zyrtar se këtyre dy vendeve iu mungon bashkëpunim bilateral në çdo fushë dhe këtë duhet ta bëjë shteti spanjoll sikur e kanë bërë edhe shtetet tjera të Bashkimit Evropian“, tha Agim Shahiuni.
Kryetari i AKB-së, njoftoi bizneset spanjolle edhe për potencialet e mundësitë e shumta që ofron Kosova për investime si dhe për lehtësirat e favorshme, ku taksat janë më të ulëtat në rajon, fuqia më e re, e aftë dhe përgatitur profesionalisht për punë dhe kushte tjera të cilat janë të dobishme për investitorët.
Alberto Garcia Rojas, udhëheqës i invetsitorëve spanjoll tha se bizneset nga vendi i tij janë të interesuar të vijnë e investojnë në Kosovë, por po ashtue dhe të eksportojnë nga Spanja.
Ai tregoi se këtu janë 15 biznese nga industria mishit, aluminit, elektrikës, ndriqimit, instalimit, lëkurës, përpunimit të këpucëve, të prodhimit të verërave, parfimerisë e detergjenteve, shërbimeve juridike, ato ambulantive e të tjera.
“Ështe hera e parë që jemi në Kosovë dhe kjo po na ndryshon bindjen se Kosova është shumë më mirë sesa ne kemi menduar“, tha ai.
Investitorë spanjoll treguan se janë shumë të interesuar për investime në Kosovë, eksporte të prodhimeve të tyre, por edhe import të prodhimeve kosovare.