10 Janar 2025

Investitorët nga Azia kërkojnë treg në Kosovë

Prishtinë, 7 tetor - Një delegacion i biznseve nga Malejzia, Pakistani, Dubai  e Kina kanë vizituar zyrat e Aleancës Kosovare të Bizneseve, ku janë pritur nga kryetari Agim Shahini dhe përfaqësuesit e biznesve nga vendi.

Ata janë interesuar të dinë më hollësisht rreth politikave, infrastrukurës dhe potencialeve që ofron Kosova për investitorët e huaj. Bizneset nga këto vende, shprehen gatishmërinë për të gjetur tregje e investuar edhe në Kosovë.

Kryetari i AKB-së i ka njoftuar delegacionin e bizneseve Malejzia, Pakistani, Dubai  e Kina lidhur me potencialet dhe mundësitë që ofron Kosovë për investitorët e huaj.

“Kosova ofron mundësi të mira për bërie të bizneset, ku infrasktrura ligjore është mjaft solide e po ashtu edhe fuqia punëtore e aftë profesionalisht për punë. Kosova është vend i sigurtë për investime  e lëhtësira të cilat nuk ofrohen nga shumë vende të tjera”, tha Agim Shahini.

Kreu i AKB-së shtoi se bizneset vendëse kërkojnë bashkëpunim dhe investitorë potenciale të huaj [ër të bërë investime në vendin tonë. AI kërkoi nga bizneset nga Malejzia, Pakistani, Dubai  e Kina që të vijnë e investojnë në Kosovë, sepse edhe kushtet dhe mundësitë janë shumë më të favorshme se në vendet tjera.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e bizneseve nga Malejzia, Pakistani, Dubai  e Kina shprehin gatishmërinë e tyr epër të ardhur e investuar në Kosovë. Ata thanë se janë të interesuar që të gjejnë tregje të reja, e një treg me interes pë rata është edhe Kosova.

“Ne jemi të interesuar për tregje të reja dhe këtë po e kërkojmë edhe në Kosovë që të jemi të pranishëm në shumë sfera, sidomos në fushën e telekomunikacionit, tregtisë dhe financave”, tha Osman Jamashaid, kryesues i delegeacioni të bizneseve nga Malejzia, Pakistani, Dubai  e Kina dhe drejtor i Eu-Azi Group.

Bizneset nga Azia u shprehen të gatshme për rritjen e bashkëpunimit me bizneset nga Kosova.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)