26 Dhjetor 2024

Investitorët gjerman duhet të njoftohen me klimen e biznesit në Kosovë

Prishtinë, 12 tetor - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.

Ambasadori i ri në këtë takim është shoqëruar edhe nga zv.Shefi i Misionit, z.Jan-Alex Voss. Në këtë takim njoftues ata i uruan njëri-tjetrit marrjen e detyrës së re.

Ministri Hasani e ka falënderuar me këtë rast ambasadorin Heldt, për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën dhe ka kërkuar që kjo frymë e mirë e bashkëpunimit të thellohet edhe më tej.

Ambasadori Heldt, ka theksuar se ekonomia është një prej sektorëve më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit.

Ministri Hasani ka shpalosur para ambasadorit objektivat e tij që do t’i realizojë gjatë mandatit të tij udhëheqës.

Ata kanë biseduar edhe për mundësinë e organizimit të një konference në Gjermani, në të cilën investitorët e mundshëm gjermanë, do të kenë mundësi që të njoftohen me klimën e biznesit këtu, mundësitë e investimit dhe lehtësirat që do t’u bëhen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)