Investitorët e huaj shfaqin interesim për të investuar në Turqi
Stamboll, 20 korrik - Investitorët e huaj po shfaqin një interesim të madh ndaj sistemit të ri të nxitjes së investimeve që ka nisur të zbatojë qeveria turke për investimet kapitale.
Kanë nisur të shfaqen efektet e sistemit për nxitjen e investimeve të huaja në Turqi.
Shumë biznesmenë të huaj numërojnë ditët për të investuar në Turqi.
Në këtë kuadër Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Çallajan, po zhvillon një vizitë në Japoni.
Në një deklaratë Çallajan tha se sistemi i ri i stimulimeve i ka emocionuar biznesmenët japonezë dhe në ditët në vijim do të kemi një rritje në investimet e drejtpërdrejta që vijnë nga Japonia në Turqi.
Sistemi i ri për nxitjen e investimeve është pritur me emocione të mëdha në çdo vend që kemi shkuar deri më tani. Investimet strategjike janë investime mbi 1 miliardë dollarë. Në muajt e ardhshëm do të kemi një panoramë më të qartë. Do të kemi mundësi të shikojmë më qartë investimet që do të bëhen në sektorët e petrokimisë dhe energjisë, sqaroi ministri Çallajan.
Zafer Çallajan bëri deklarata në lidhje edhe me centralet bërthamore.
Ministri tha se centrali i dytë nuklear do të ndërtohet në Sinop, duke sqaruar se në lidhje me këtë projekt janë bërë punime me koreanojugorët dhe kanadezët. Çallajan u rekomandoi japonezëve që të mos vonohen për këtë projekt.
Ministri turk i ekonomisë, Zafer Çallajan, theksoi se deri në vitin 2023 Turqia do të ndërgojë edhe 3 centrale të tjerë nuklearë.