08 Janar 2025

Investitorët e huaj ballafaqohen me një mori probleme

Prishtinë, 17 gusht - Pas takimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës si dhe ministrat e linjes, Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE) i bënë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministrive relevante si dhe institucioneve të pavarura që të trajtoj me prioritet dhe urgjence problemet e sektorit privat pasi që çdo vonesë apo anashkalim në këtë drejtim ka ndikim negativ të drejtpërdrejt në kosoton e bizneseve dhe në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Bizneset vendore si dhe Investitorët e huaj tanimë ballafaqohen me një mori probleme të cilat janë ngritur edhe më heret tek ministritë e linjës dhe institucionet e pavarura por mungon reagimi konkret për të përmirësuar këtë gjendje, dhe si rezultat këto vonesa po krijojnë telashe në vazhdimësi dhe po krijojnë një imazh negativ për investime te reja të cilat janë shumë të nevojshme” është shprehur Shpend Balija, Drejtori ekzekutiv i Keshillit te Investitorëve Evropian.

Në këtë drejtim Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE),  kërkon që takimet për përmirësimin e ambientit të biznesit mos të ngelin vetëm si dialog formal apo simbolik por çështjet konkrete të trajtohen me një dinamikë më të përshpejtuar.

Gjatë diskutimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, KIE ka prezantuar sfidat e sektorit privat dhe ka kërkuar që me ligjin per naften dhe produkte të naftës të lirohen nga dogana dhe TVSH-ja produktet e humbura gjat transportit dhe ruajtjes.  Po ashtu, KIE ka kërkuar që Komisioni i Pavarur për media (KPM) të zbatojë mandatin e tij.

Ne anën tjeter, KIE ka kërkuar që Komisioni për Miniera dhe Minerale (KPMM) të shërbej si one-stop-shop për Licencat Minerare dhe të eliminoj ambguitetet dhe jo-efficiencen e cila dëmton rëndë bizneset në këtë veprimtari .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)