Investitorët e bursës mendojnë si të veprojnë në të ardhmen
New York, 10 mars - Një vit pasi bursa filloi kthimin e saj nga 12 vitet e ngadalshme, investitorët po kërkojnë një zgjidhje tjetër që do të sjellë gjëra të mëdha në të ardhmen.
Investitorët po presin shenja që ekonomia të jetë e gatshme të krijoj numra të mëdhenj të qëndrueshëm dhe solid.
Mundësitë më të mëdha janë që të rritet punësimi. Investitorët kanë nevojë të shohin një raport të Departamentit të Punës që thotë se punëdhënësit janë duke krijuar më shumë vende pune se sa po shkurtojnë.
Deri atë herë, analistët thonë se tregu ka mundësi të anashkalohet ose të ngritet, ashtu sic ka bërë gjatë disa viteve të kaluara. Tregtia e të martës i përshtatet kësaj. Dow u rrit deri në 50 poena, një rritje e lehtë krahasuar me rritjen e 12 muajve të kaluar. Mesatarja është 1.2 % deri më tani këtë vit.
Tregu filloi të rritet që nga 10 marsi i kaluar pasi që Citigroup Inc., banka më e madhe që u godit shumë nga kriza e kredive dhe recesioni, tha se kishte shënuar kthim të mbarë. Shenjat se tregu vendor ka filluar të shënoj kthesë pozitive kanë rëndësi të madhe.
Me kalimin e kohës, lajmet e tilla, të cilat arrijnë kulmin e shpresës, janë të mjaftueshme për investitorët. Me çmimet aq të larta të aksioneve tani, ata duan prova.
\"Shumë nga përfitimet që i kemi përjetuar deri më tani kanë qenë si parashikim i një progresi ekonomik që nuk ka ndodhur akoma, theksoi Lawrence Creatura, menagjer i portfolios në Federated Clover Investment Advisors.
Përvec vendeve të punës, investitorët kanë nevojë të shohin më shumë progres në tregun e brendshëm. Tregtarët kanë qenë tolerant ndaj rënieve të fundit në shitjet e shtëpive, por nëse shifrat nuk rriten, tregu ka gjasa të vështirësohet.
Raportet mbi fitimet e tre-mujorit të parë që do të publikohen muajin e ardhshëm duhet të tregojnë rritjen e vazhdueshme të shitjes. Rezultatet e kompanive për tre muajt e fundit të vitit 2009 ishin më të mira se sa është pritur. Tani tregu dëshiron të dijë se kërkesat kanë filluar të rriten, duke filluar me konsumatorët.
Në shitjet e pasdites së hershme të së martes, Dow u rrit 53.20, ose 0.5 %, për 10,605.72.
Bursat e avancuara i tejkaluan ato që pësuan rënie prej përafërsisht 2 në 1 në New York Stock Exchange, ku vëllimi arriti në 463.2 milion aksione.
Investitorët do të bëjë baste shumë më të vogla se para një viti derisa kërkojnë zgjidhje në lidhje me ekonominë. Ata gjithashtu do të mundohen të parashikojnë kur Rezerva Federale do të fillojë rritjen e normave të interesit nga nivele të ulëta të të dhënave të tanishme. Politikëbërësit kanë mbajtur normat e ulëta të kreditimit për të ndihmuar stimulimin e ekonomisë. Dhe FED kryetari Ben Bernanke ka parashikuar se normat do të qëndronë të njëjta për ca kohë.
Megjithatë, Fed përfundimisht do të duhet të rrisë kostot e huamarrjes për të mbajtur inflacionin në kontroll. Frika e investitorëve është se normat mund të rriten shumë shpejt dhe mund të dëmtojnë përmirësimin.
Edhe nëse lajmet përmiresohen, ti mbash përfitimet e viteve të kaluara do të jetë vështir të. Përfitimet e mëdha janë pasuar nga humbjet në të kaluarën. Në vitin e parë të tregut të demave 1982-87, indeksi i S & P 500 u rrit 58 për qind. Por në vitin e dytë, indeksi ra në 14,4 për qind.
Kjo nuk do të thotë se kjo do të ndodhë tani. Në vitin 2003, indeksi i S&P 500 u rrit në 26.4 %. Pastaj në vitin 2004, arriti kulmin dhe pastaj shënoi rënie. Por rritja prej 10.7 % në fund të vitit ndihmoi në rritjen e aksioneve.