27 Dhjetor 2024

Investitorë Italian interesohen për industrinë ushqimore të Gjakovës

Gjakovë, 21 korrik - Agjencia për Promovimin e Investimeve ne Kosovë (APIK) që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Odën Ekonomike Italo Kosovare (OEIK), priti 6 biznesmen nga Italia, cilët merren me prodhim të produkteve ushqimore. 

Kryeshefi i APIK-ut, Valdrin Lluka, prezantoj mundësitë që ofron Kosova si dhe ambientin e investimeve që mbizotëron në vend. Investitorët u informuan në detaje për përparësitë që ka Kosova karshi shteteve tjera në rajon.

“Forca punëtore me kosto të ulët, mundësia për të eksportuar në të gjitha shtetet në Evropë pa paguar doganë duke shfrytëzuar marrëveshjen e CEFTA-s si dhe Masat Preferenciale me Bashkimin Evropian, janë vetëm disa nga përparësitë që ka Kosova”- tha Lluka duke shtuar se taksat e favorshme që ofron Kosova, si tatimin mbi fitim të korporatave, ashtu edhe tatimin mbi fitime personale janë gjithashtu mjaft të favorshme për investitorë.

Nën organizimin e Agjencisë për Promovimin e Investimeve në Kosovë, Lluka së bashku me delegacionin nga Italia vizituan Gjakovën për të parë për së afërmi mundësitë që ofron kjo komunë në industrinë ushqimore.

Ata u takuan me Kryetarin e komunës së Gjakovës, Pal Lekaj i cili i njoftoj të pranishmit për punën  për potencialet e që ofron komuna që ai drejton në industrinë ushqimore. Ai potencoi se Gjakova ka fuqi punëtore të lirë dhe me shkathtësi në industrinë ushqimore.

Gjatë këtij takimi, Lluka përmendi ligjin e Zonave të Lira Ekonomike që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e ka draftuar, ligj ky që parasheh të shpallë Gjakovën dhe Mitrovicën si zona të lira ekonomike ku prodhuesit që prodhojnë për eksport, nuk do të paguajnë detyrimet doganore dhe TVSH-në si dhe do të kenë përfitime shtesë.

Pas vizitës në komunë, investitorët nga Italia vizituan zonën industriale të Gjakovës ku edhe u interesuan për njërën nga fabrikat tashmë të privatizuar. Investitorët Italian qëndruan në Gjakovë për më shumë se 4 orë me interesim serioz për të investuar në këtë komunë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)