22 Dhjetor 2024

Investimet në ndërtim zënë peshën kryesore me 55.7% të investimeve

Prishtinë, 18 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat e Statistikave të Investimeve në Ndërmarrje, për vitin 2019.

ASK-ja në vitin 2020 ka zhvilluar Anketën për Statistikat e Investimeve në Ndërmarrje në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, që kanë deklaruar blerje investive në shumë vjetore mbi 50 mijë Euro.

Sipas rezultateve, investimet në ndërtim si ndërtesa dhe struktura të tjera ndërtimore zënë peshën kryesore me 55.7% të investimeve, në kuadrin e investimeve totale të ndërmarrjeve të përfshira në anketë. Investimet e tjera, që zënë një peshë të konsiderueshme, janë ato në makineri dhe pajisje me 36.4%.

Ndërsa, investimet në produktet e pronësisë intelektuale përbëjnë 1.5%; investimet biologjike të kultivuara dhe serat në bujqësi me 0.3%; si dhe investimet në asete të prekshme (jo të prodhuara) me 5.9%.

Sipas madhësisë se ndërmarrjeve: 22.8% e investimeve, janë realizuar nga ndërmarrjet mikro (1-9 punëtorë); 38.03% në ndërmarrjet e vogla (10-49 punëtorë); 20.7% në ndërmarrjet e mesme (50-249 punëtorë); dhe 18.4% në ndërmarrjet e mëdha (250 e mbi punëtorë).

Sipas rezultateve, ndërmarrjet në: Rajonin e Prishtinës kanë realizuar përqindjen më të lartë të investimeve (48.8 %); Rajonin e Prizrenit (12.3%); Rajonin e Ferizajt (10.8%); Rajonin e Pejës (9.04%); Rajonin e Mitrovicës (7.3%); Rajonin e Gjilanit (7.2%); dhe Rajonin e Gjakovës (4.2%).

Sipas burimit të fondeve për investime, rezultatet tregojnë se: 59.1% të vlerës së investimeve, ndërmarrjet i kanë realizuar nga fondet e veta; 32.02% nga kreditë bankare vendore; 3.8 % nga bashkë-investitorët vendorë; 1.7% nga bashkë-investitorët e jashtëm; dhe 3.2% nga forma të tjera.

Për më shumë informata, lidhur me publikimin e të dhënave për “Statistikat e Investimeve në Ndërmarrje, 2019”, vizitoni: 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)