10 Janar 2025

Investimet kineze synojnë tregun europian

Pekin, 4 nëntor - Synimi kryesor i investimeve i kompanive kineze në Gjermani është hyrja në treg dhe transferimi i njohurive intelektuale, thekson një raport i agjencisë gjermane për Tregtinë e Jashtme dhe Investimet.

Raporti në vetvete përbën studimin e parë ndërkombëtar mbi arsyet e kompanive të huaja për të investuar në Gjermani. Sipas raportit, më shumë se 3 milionë gjermanë punojnë për kompanitë e huaja, shifër kjo është sa afro 10% e të gjithë punonjësve që paguajnë sigurime shoqërore në Gjermani.

Në guridën e publikuar nga Ministria e Tregtisë e Kinës mbi investimet në Gjermani, vlerësohet standardi i lartë i cilësisë dhe markat industriale të Gjermanisë. Për kompanitë kineze, blerja e kompanive gjermane po bëhet një tendencë me synim hyrjen në tregun europian dhe fitimin e njohurive mbi teknologjinë gjermane dhe etiketën \"Made in Germany\".. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)