Investimet kineze në vendet e huaja rriten 48.2 për qind
Pekin, 19 korrik - Në gjysmën e parë të këtij viti, investimet direkte të Kinës në vendet e huaja u rritën me 48.2 për qind, ku rritjen më të madhe e patën investimet \"joint venture\", raporton Ministria e Tregtisë.
Të dhënat tregojnë se është investuar direkt në 2163 kompani në vendet e huaja të 116 vendeve. Ndërkohë, shuma totale e investimeve direkte jo-financiare kaloi 35.4 miliardë dollarë.
Investimet direkte në mënyrë \"joint venture\" zënë 33 për qind të të gjithë investimeve në gjysmën e parë të vitit. (