21 Prill 2025

Investimet kineze jashtë vendit shënuan një rritje prej 80 për qind

Pekin, 7 maj - Investimet kineze jashtë vendit në pasuritë e patundshme shënuan një rritje prej 80 për qind nga viti në vit në tremujorin e parë të vitit 2014.

Raporti \"Jones Lang LaSalle\" tregoi se investitorët kinezë kanë shpenzuar një shifër rekord prej 1.1 miliard dollarësh amerikanë në pasuritë e patundshme jashtë vendit gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, në të njëjtën periudhë të një viti më parë kjo shifër ishte 600 milionë dollarë.

Ndër investitorët më kryesorë është kompania shtetërore me seli në Shanghai, \"Greenland\".

Greenland bleu sajtet \"Ram Brewery\" dhe \"Hertsmere House\" në Londër më herët gjatë vitit.

Gjiganti i pasurive të patundshme siguroi gjithashtu një numër pronash në Los Angeles dhe Sidnej në këtë periudhë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)