Investimet e huaja në Kinë rriten 15.86 për qind
Pekin, 18 nëntor - Investimet e huaja në Kinë për 10 muajt e parë të viti 2011 janë rritur me 15.86 për qind.
Sipas të dhënave të Ministrisë kineze të Tregtisë, nga janari deri në tetor, kapitalet e huaja që u shfrytëzuan praktikisht në Kinë arrijnë në mbi 95 miliardë dollarë.
Investimet e vendeve kryesore aziatike patën rritjen më të madhe në përqindje dhe pas tyre vijnë investimet e BE-së.
Ndërkohë investimet e SHBA-së kanë vijuar të ulen. Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë, Shen Danyang, thotë se shkaku lidhet me gjendjen ekonomike botërore, veçanërisht situatën e brendshme ekonomike të SHBA-së.