Investimet e huaja në Kinë kalojnë 300 miliardë dollarët
Pekin, 8 shtator - Deri në fund të vitit 2010, vëllimi i përgjithshëm neto i investimeve të huaja të Kinës kapi shifrën e mbi 300 miliardë dollarëve amerikanë dhe asetet totale të ndërmarrjeve kineze në tregun e jashtëm shënuan vlerën e 1.5 trilionë dollarëve.
Sipas raportit të publikuar më 6 shtator nga Ministria e Tregtisë, Drejtoria e Statistikave dhe Administrata e Këmbimit Valutor, në vitin 2010, në Kinë, vëllimi neto i investimeve direkte në tregun e jashtëm shënoi 68.81 miliardë dollarë, 21.7% më shumë se në vitin 2009, duke ruajtur për të 9-in vit radhazi rritjen mesatare prej 49.9%.