Investimet e huaja direkte në Turqi arrin në 16,58 miliardë dollarë
Ankara, 13 shkurt - Agjencia për Mbështetjen dhe Promovimin e Investimeve në Turqi ka bërë të ditur se sasia e investimeve të huaja direkte që erdhën vitin e mëparshëm në Turqi u realizua me rreth 16,58 miliardë dollarë.
Sipas kësaj investimet e huaja direkte në vitin 2015 në krahasim me vitin e kaluar janë rritur me 32%..
Edhe pse shkoi dy herë në zgjedhje të përgjithshme në vitin 2015 Turqia arriti të thithë 16,58 miliardë dollarë investime të huaja direkte.
Tre vendet e para në botë që kanë thithur më shumë investime të huaja direkte janë Spanja, ShBA-ja dhe Luksemburgu.