23 Dhjetor 2024

Investimet e huaja direkte në nivel global pritet të ulen me 40 për qind

New York, 17 qershor - Konferenca e Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD) ka publikuar raportin e saj të Investimeve Botërore për vitin 2020.

"Këtë vit investimet e huaja direkte në nivel global pritet të ulen me 40% në krahasim me vitin 2019 për shkak të ndikimeve të recesionit ekonomik të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit", thotë UNCTAD.

Sipas raportit në fjalë, investimet e huaja direkte globale nga 1,54 që u regjistruan vitin e kaluar (2019) do të bien me 40% në vitin 2020, duke rënë kështu për herë të parë që nga 2005 nën 1 trilion dollarë.

Raporti vlerëson se investimet e lartpërmendura mund të bien me 5 deri 10% edhe në 2021. Investimet do të fillojnë të rimëkëmben në 2022.

UNCTAD deklaroi se kufizimi i imponuar i aktivitetit ekonomik për të parandaluar përhapjen e koronavirusit ka ngadalësuar projektet ekzistuese në investime.

"Pritja e një recesioni të thellë do t'i shtynte kompanitë ndërkombëtare të rishikojnë projektet e reja. Masat politike të miratuara nga qeveritë në krizë përmbajnë kufizime të reja për investimet”, parashikon konferenca e OKB-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)