Investimet e huaja direkte faktor kyç për zhvillim ekonomik
Prishtinë, 20 janar - Dje në Prishtinë, në një ceremoni zyrtare, në prani të autoriteteve lokale, Ambasadorëve të shteteve të Bashkimit Evropian, përfaqësuesve të Organizatave kyçe vendore e ndërkombëtare, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe mysafirëve të ndryshëm diplomak, u mbajtë konferenca vjetore 2016 me temë Investimet e huaja dhe Zhvillimi Ekonomik i Kosovës, e organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian ku u diskutua rreth rolit dhe rëndësisë që investimet e huaja i sjellin Kosovës dhe zhvillimit të saj të qëndrueshëm.
Thomas Gnocchi, kreu i BE-së për Integrime Politike dhe Ekonomike, tha se ka mjaft pengesa për investitorët e mundshëm potencialë.
Ndërsa kërkoi veprime konkrete nga institucionet e vendit. Kërkoi nga të gjithë antarët e Këshillit të Investorëve Evropian që të bëjnë të pamundurën të sjellin edhe më shumë investime të huaja në Kosovë- u shpeh Gnocchi.
Në anën tjetër Kryesuesi i Këshillit Evropian, Emmanuel Mitsou, tha se Këshilli i Investitorëve Evropian është zëri më i fuqishëm, i Investitorëve Evropian në Kosovë.
Sfidat ekzistojnë, por jam optimist për fuqizimin e kontributit të sektorit privat në ekonominë e Kosovës. Në Kosovë mund të investohet dhe mund të ketë rezultate të arsyeshme- theksoi në fjalimin e tij Mitsou.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, u shpreh se është i gatshëm që të bashkëpunoj me Këshillin e Investitorëve Evropian për të quar përpara reformat e duhura fiskale si dhe për të ruajtur stabilitetin makro fiskal.
Premtojë që do të krijojmë një ambient të përshtatshëm me konkurrencë të barabartë, të favorshme për investitorët e huaj tha Hoti.
Ndërsa Hykmete Bajrami Ministre e Tregtisë dhe Industrisë tha se ka një përkushtim të vazhdueshëm nga ana e ministrisë rreth agjendës se zhvillimit ekonomik dhe që do të vazhdojë me punët e filluara në vitin 2015.
Kërkoi të gjithë që të na bashkëngjiten në luftën kundër fenomeneve të këqija u shpreh Bajrami
Po ashtu, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci shpalosi para Keshillit të Investitorëve Evropian punën e ministrisë si dhë qëllimet për vitin 2016 duke elaboruar mbi sfidat dhe mundësitë për të ardhmen e zhvillimit ekonomik te vendit.
Drejtori ekzekutiv i KIE, z. Shpend Balija falenderoi të pranishmit duke bërë të ditur se Keshilli i Investitorëve Evropian është i gatshëm që të vazhdoj bashkëpunimin e ngushtë me ministritë relevante edhe në të ardhmen në mënyrë që investitorët e huaj të kenë sa më shumë mbeshtetje dhe inkurajim për ta zgjedhur Kosovën si destinacionin e preferuar për investime direkte.
Këshilli i Investitorëve Evropian është një organizatë jo-fimprurëse e cila është themeluar nga 16 kompani presgjioze Evropiane të cilat operojnë në Kosovë.
Gjatë konferencës në këtë Këshillë u shtuan edhe 6 kompani të tjera Evropiane të cilat operojnë në Kosovë.