09 Janar 2025

Investimet e huaja bien për 46 për qind

Prishtinë, 13 maj - Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, investimet e huaja në shtetin më të ri në Evropë, filluan për çdo vit të zvogëlohen.

Përderisa, para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, investimet e huaja ishin solide dhe udhëheqësit e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, por edhe ekspertë të ekonomisë, atëherë, pengesë kryesore për mosardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë, e konsideronin moszgjidhjen e statusit.

Por, edhe pas zgjidhjes së statusit investimet e huaja në vendin tonë e morën teposhtën.

Këtë e dëshmojnë të dhënat e Bankës Qendrore, ku thuhet se investimet direkte kanë shënuar rënie të mëdha.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2007 vlera e investimeve të huaja ishte rreth 450 milionë euro, kurse në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 150 milionë euro.
 

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)