Investimet direkte të huaja në Rusi janë rritur për 39 për qind
Moskë, 23 korrik - Investimet direkte të huaja në ekonominë ruse janë rritur për 39 për qind krahasuar me vitin e kaluar, në më shumë se 27 miliardë dollarë, lajmëroi kryeministri Vlladimit Putin.
Tani detyrë kryesore e kemi ta ruajmë këtë trend pozitiv dhe të përqendrohemi në cilësinë e investimeve afatgjate, që të sigurohemi se, bashkë me kapitalin, në vendin tonë do të vijnë edhe risitë dhe teknologjitë e reja, me çka do të krijohen vende të punës në asete moderne, konsideron Putini.
Përimirësimi i ekonomisë ruse dhe masat qeveritare për përmirësimin e klimës afariste i kthejnë në lojë ambiciet e Moskës që investimet e huaja direkte ta arrijnë nivelin prej 60 deri 70 miliardë dollarë në vit.