Integrimi i komunitetit REA në tregun e punës
Prishtinë, 28 janar - Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS) bënë prezantimin e projektit Iniciativa e punës së Qëndrueshme për një të nesërmemë të shëndoshë (SWIFT) në prani të Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi dhe Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic.
Sipas analizës së kryer nga UNOPS dhe OBSh, grumbullimi joformal i mbeturinave dhe klasifikimi i tyre ka ardhur tradicionalisht nga komuniteti Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë.
SWIFT projekti ka për qëllim regjistrimin dhe sisteminin e grumbulluesëve joformalë të mbeturinave në qendra grumbulluese, me të cilat do të ofrohen shërbime në mbledhjen dhe reciklimin e mbeturinave.
Fillimisht është paraparë që të krijohen dy qendra grumbulluese, në Fushë Kosovë dhe Mitrovicë, të cilat do të mbështesin dhe punësojnë në mënyrë të veçantë grumbulluesit joformalë nga komuniteti REA.
Projekte të tilla janë implementuar me sukses në Serbi dhe aktualisht janë duke u zhvilluar në Maqedoni dhe Shqipëri.
Ministri Gashi dhe Ministri Rasic përgëzuan projektin dhe qëllimin e tij për lehtësimin e papunësisë dhe varfërisë në komunitetin REA.
Në rast të implementimit të projektit, MMPH dhe MPMS do të ndihmojnë në financimin e tij që gjatë tre viteve të ardhshme bashkërisht të ndajnë rreth 500.000 euro.