Infrastruktura e cilësisë e domosdoshme për zhvillim ekonomik
Prishtinë, 5 maj - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në kuadër të fushatës informative mbi rolin dhe funksionimin e infrastrukturës së cilësisë në zhvillimin ekonomik të vendit, të hënën në Ferizaj ka mbajtur një takimin informativ me bizneset dhe qytetarët.
Në këtë takim informativ është prezantuar infrastruktura e cilësisë që ka për synim ngritjen e vetëdijes mbi të gjitha fushat që mbulohen në kuadër të saj, si: Standardizimi, Akreditimi, Metrologjia, Mbikëqyrja e tregut, Mbrojtja e konsumatorit, Vlerësimi i konformitetit si dhe rëndësisë së tyre në zhvillimin ekonomik të vendit.
Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, tha se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, në kuadër të fushatës informative mbi rolin dhe funksionimin e infrastrukturës së
cilësisë në zhvillimin ekonomik të vendit, është duke organizuar takime informative me bizneset dhe qytetarët nëpër të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës.
Në këto takime informative do të prezantohet roli i infrastrukturës së Cilësisë që ka për synim ngritjen e vetëdijes në të gjitha fushat që mbulohen në kuadër të infrastrukturës së cilësisë, vlerësimi i konformitetit si dhe mundësia e tyre në zhvillimin ekonomik të vendit, ka thënë zëvendësministri Kastrati.
Ai më tej theksoi se qëllimi i këtyre takimeve informative është që bizneseve dhe qytetarëve të ju ofrohet mundësia për një informim dhe komunikim sa më të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Ministrisë, të cilët janë zyrtarë që drejtpërdrejtë janë të përfshirë dhe të informuar për detajet rreth infrastrukturës së cilësisë si dhe cilat janë shërbimet dhe mbështetja që i ofron Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për bizneset dhe qytetarët në përgjithësi.
Infrastruktura e cilësisë është bazë e nevojshme dhe e domosdoshme për zhvillimin e teknologjisë, prodhimit, shërbimet dhe tregtinë. Standardet janë grupe specifikimesh teknike që përdorën si rregulla për të përshkruar karakteristikat e materialeve, produkteve, shërbimeve ose proceseve.
Cilësia arrihet me anën e testimit të materialeve dhe produkteve. Testet zhvillohen nga rrjet laboratorësh që operojnë sipas rregullave dhe rregulloreve të bazuara në standarde. Metrologjia siguron shërbime që garantojnë se pajisjet e përdorura në test kryejnë matje të sakta, ka thënë zëvendësministri Kastrati, duke shtuar se akreditimi ka për detyrë që të gjitha palëve të interesuara të laboratorëve kalibrues, trupave inspektuese si dhe trupave certifikues të iu kryej akreditimin në përputhje me rregullat e përcaktuara në ligje, standarde dhe në parimet e akreditimit.
Astrit Hasani, Udhëheqës i Divizionit për Infrastrukturë të Cilësisë, theksoi se në kuadër të fushatës informative, MTI është e angazhuar që të zhvillojë takime informative në të gjitha rajonet e Republikës së Kosovës. Hasani po ashtu tha se takimi i sotëm në Ferizaj, ka synim që të prezantojë para komunitetit të biznesit rolin e infrastrukturës së cilësisë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, e vlerësoi lartë të rëndësinë e debatimit për këtë temë shumë të rëndësishme, që ka të bëjë më kualitetin dhe cilësinë e produkteve që prodhohen anë e mbanë Kosovës. e në veçanti në Komunën e Ferizajt.
Svarqa foli për traditën e zhvilluar të prodhimtarisë të Ferizajt, duke iu referuar disa kushteve që i ka pasur për zhvillimin e afarizmit, duke theksuar se në kuadër të realizimit të detyrave Komuna e Ferizajt po punon çdo ditë me afaristët ferizajas që të krijojë parakushte dhe infrastrukturë të dobishme për investime, por edhe për zgjerimin e veprimtarive biznesore të afaristëve, për zhvillimin e kësaj komune dhe për hapjen e vendeve të reja të punës.
Më pas, gjatë tryezës, janë bërë një varg prezantimesh nga zyrtarët e Agjencisë së Standardizimit, Agjencisë së Akreditimit dhe Agjencisë së Metrologjisë.
Përmes këtyre takimeve me komunitetin e biznesit Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të nxjerr përfundime dhe rekomandime që do ti shërbejnë përmirësimit në koordinimin e rregullatorëve dhe politikave ekonomike zhvillimore.