09 Janar 2025

Inflacioni rus arrin nivelin më të lartë të 16 viteve të fundit

Moskë, 10 mars - Rritja me shpejtësi e çmimeve, ka arritur nivelin me të lartë të 16 viteve të fundit në Rusi. Rusia, përjeton një inflacion të paparë që nga viti 2002 e këndej.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të Rusisë, rritja e çmimeve në muajin janar u realizua në nivelin 4% ndërsa në shkurt në 2%.

Rritja më e madhe u regjistrua në sektorin e ushqimit, për shkak të ndalimit të importit nga vendet perëndimore.

Shumëllojshmëria nëpër markete është reduktuar ndërsa çmimet janë tepër të larta.
Muzikanti Aleksi Vikrev dhe vajza e tij Natalya, dalin kundër mbështetjes që vendi i jep përpjekjes kundër Ukrainës, dhe bëjnë të ditur që kjo bëhet shkak për “shpërthimin” e çmimeve.

Bashkëshortja avokate e Aleksit, bën të ditur se në rrjetet sociale po përjetojnë debatime të shumta dhe miqtë e tyre që admirojnë Putinin, u kanë kthyer shpinën për shkak të mendimeve të tyre politike.

Shtresa e mesme e Rusisë, për shkak të arsyeve ekonomike dhe politike, mendojnë të krijojnë të ardhmen e tyre në vende të tjera.

Edhe familja Vikrev planifikon të transferohet në Norvegji. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)