Inflacioni regjistroi ulje në Eurozonë për 2,4 për qind
Bruksel, 1 qershor - Inflacioni regjistroi ulje në zonën euro gjatë mujait maj me 2,4 për qind në një vit kundër 2,6 për qind në muajin prill, theksoi sot zyra evropiane e statistikave Eurostat.
Inflacioni ka kaluar për 18 muaj radhazi pragun dy për qind të parashikuar nga Banka Qëndrore Evropiane (BQE) ngarkuar për mbikëqyrjen e stabilitetit të çmimeve.
Ulja e regjistruar në muajin maj është gjihashtu e lartë parashikuar nga analistët e pyetur nga \"Dow Jones Newswires\", të cilët vendosën një inflacion me 2,5 për qind në zonën euro.
Kjo shifër konstaton uljen e inflacionit të konstatuar në disa vende në muajin maj: si në Belgjikë, ku inflacioni arriti në nivelin nën tre për qind, me 2,81 për qind.
Në Gjermani, inflacioni u regjistrua nën nivelin dy për qind për herë të parë që prej muajit dhjetor 2010 dhe nën nivelin dy për qind në Spanjë me 1,9 për qind.