Inflacioni në Ukrainë kalon mbi 20 për qind
Kiev, 6 prill - Inflacioni në Ukrainë gjatë çerekut të parë të vitit ka shkuar në mbi 20 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Inflacioni vetëm muajin e kaluar është rritur deri në 45.8 për qind. Shërbimi statistikave të këtij shteti kanë publikuar sot të dhënat që tregojnë rënien e ekonomisë muajin e kaluar.
Shërbimi njofton se çmimi i ushqimeve bazike dhe pijeve jo alkoolike është rritur për 15.6 për qind në mars, ndërsa çmimet për ushqime dhe këpucë është rritur për 13.5 për qind.
Megjithatë, çmimi i banimit është rritur vetëm për 1.1 për qind. Banka Kombëtare e Ukrainës parashikon se gjatë këtij viti, inflacioni mund të shkoj nga 26 deri në 34 për qind.